Endje në Traditë, Prishtinë

Veshje tradicionale të përdorura në zonën e Prishtinës por dhe në atë të Drenicës.
Veshje e grave të këtyre zonave dallojnë kryesisht për nga motivet dhe materialet e përdorura. Trekëndëshat, rombet, qarqet dhe kryqet përdoren shpesh, dhe janë njohur si simbole të shëndetit dhe pjellorisë. Kjo veshje përveç rëndësisë së vetë etnografike, ka vlera artistike si nga mënyra e punimit të dizenjove të ndryshme, të punuara me rruaza shumë ngjyrëshe që i japin një rëndësi më shumë si veshje. E përbërë nga këmisha e gjatë deri te gjuri, me mëngë të gjëra të qendisura me hollësi, jeleku i punuar imtësisht me rruaza, dy futa me formë trapezi (e përparmja më e madhe, e pasmja më e vogël), po dhe elementë të tjerë të mbushura me rruaza që plotësojnë veshjen.

Një falenderim të veçantë për veshjen @suvenirarta dhe muzës @arta.raw
Endje në Traditë, Prishtinë
Published:

Project Made For

Endje në Traditë, Prishtinë

Veshje tradicionale të përdorura në zonën e Prishtinës por dhe në atë të Drenicës. Veshje e grave të këtyre zonave dallojnë kryesisht për nga mot Read More

Published: